Nënë e bijë 5 ditë të vdekura në banesë! Vajza pësoi infarkt, më pas ndërroi jetë e ëma e paralizuar! I gjeti djali që erdhi nga Greqia

321
0

Nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, njëra 75 vjeçe e tjetra 54 vjeçe janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në lagjen nr. 17, Korçë. Prej 5 ditësh nuk iu përgjigjeshin familjarëve në telefon, ndaj i shqetësuar djali i të moshuarës që jetonte dhe punontë në Greqi është nisur për në Shqipëri për të mësuar për fatin tragjik të tyre.

“Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh”, njofton policia.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Burime për Report TV bëjnë me dije se dyshohet që 54-vjeçarja të ketë pësuar infarkt, më pas ka ndërruar jetë nëna e saj paralizuar.