“Ia kane shitur shpirtin djallit” mjekja e njohur: Mos prisni që mjeku të jetë ndryshe nga populli. Çdo gjë në Shqipëri bëhet me para

1373
0

Jetojmë në kohën kur mjekësia është kthyer në biznes duke u harruar dhe betimi i hipokratit.

Mimoza Boçari, Mjekja kirurge e cila ka jetuar disa vite nër Gjermani thotë se mjeku është pjesë e pandarë e filozofisë së shoqërisë shqiptare ku çdo gjë bëhet me para.

“Ç’të mbjellësh do korrësh dhe ky është bumerangu që i erdhi mbrasht shqiptarit. Që në klasë të parë e marrin me para dhe vendin e punës e marrin me para. Çdo gjë e marrin me para. Të jap unë pesëqindëshe dhe vëri 10 fëmijës tim. Marrëdhënia e shqiptarit me paranë është shumë e keqe. Ne e kemi shitur shpirtin tonë tek djalli. Mos prisni që mjeku të jetë ndryshe nga populli. Çdo gjë në Shqipëri bëhet me para. Ky është rezultati se ne nuk kemi mjekë të kualifikuar e tani mbajmë përgjegjësi në kurriz, siç mbajmë dhe për të tjerat” tha Boçari për emisionin Përballje në Report Tv.