9 vite pa humor e pa buzëqeshje; Xhevahir Zeneli tregon vështirësitë në Amerikë, larg vendit dhe larg skenës

596
0

Aktori i njihur i humorit Xhevahir Zeneli, sot një ndër aktorët e dashur të shqiptarëve, ka treguar për jetën e tij që nuk ka qenë aspak e lehtë.

Në një intervistë për Vizion Plus, Zeneli ka treguar se si shumë shqiptarë të tjerë edhe atij i është dashur të sakrifikojë jetën e tij prej artisti, për ‘ëndrrën amerikane’ që në fakt nuk e kishte ëndërruar. Ëndrra e tij ishte të bënte njerëzit për të qeshur, por iku të bënte të qeshnin fëmijët e tij.

“Doja të bëja njerëzit për të qeshur por ika që të qeshin fëmijët e mi. Dhe vërtetë ashtu ndodhi. Ata u gëzuan. Fillimisht kam jetuar në New York e më pas ika në Philadelphia dhe çuditërisht e njëjta gazetare më prito dhe më bëri intervistën e parë dhe titullin ja vuri “fëmijët e mi qeshën, tani erdha dhe qesha dhe vetë”, sepse 9 vjet në Amerikë nuk e gjeta veten në asnjë moment. Më pas qesha vërtetë se u bashkova me kolegët që më kishin munguar. Me Agron Llakajn kemi filuar karrierën bashkë pothuajse në vitet ’89-’90 dhe tani jemi çuditërisht bashkë në prag pensionit.

Fëmijët ishin dakord për t’u kthyer dhe unë i dërgoja vazhdimisht ndonjë video, emision, artikull gazete dhe ata që atëherë e shijonin me habi, sepse më vonë ata ishin pjekur artistikisht dhe më thonin vërtetë duhet të kthehesh”, u shpreh Zeneli.

Aktori jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 9 vite, ku atje i është dashur të bënte punë nga më të ndryshmet. Tashmë i është rikthyer skenës dhe publikut shqiptar të cilët e ndjenë mungesën e humorit të tij prej vitesh.

Ndërkohë kujtojmë se edhe aktori i njohur Arben Dervishi, një tjetër emër i dashur për publikun shqiptar është larguar në drejtim të Amerikës për një jetë më të mirë, por që pengu i tij i madh siç është shprehur, është rikthimi në skenën shqiptare.