Nëna e dëshpëruar telefonon policinë, diçka e keqe po i ndodhte fëmijëve të saj! Polici u trishtua nga ajo qe i kerkon

807
0

Në një telefonatë të jashtëzakonshme, një nënë e katër fëmijëve të vegjël thirri emergjencen ne 911 javën e kaluar, duke thënë se ajo nuk kishte tjeter mundesi.

“Shkova në kishat e vendit duke u përpjekur për të gjetur ushqim për fëmijët e mi,” tha ajo ne telefon. “Fëmijët e mi nuk kanë ngrënë që dje.”

“Ky numer telefoni është vetëm për policinë”, tha dispeçeristi. “Nuk është për këto lloj problemesh.”

Nëna e shqetësuar nga Camden, New Jersey, tha se nuk kishte para, apo mundesi transporti as para per të telefonuar, dhe numri i vetëm që ajo mund te telefononte falas ishte 911.

Sipas NBC, një tjetër dispeçer, Tondaleya Bagby, e dëgjoi thirrjen dhe kërkoi një oficer të shkojë në banesën e nënës për të kontrolluar familjen.

“Kjo më trishtoi vertet, unë nuk mund të imagjinoja kurre qe mos siguroja ushqim për fëmijën tim”, tha Bagby, një nënë, për NBC.

Kur Zyrtari i Qarkut Camden David Hinton mbërriti në apartament, ai vuri re se nuk kishte ushqim, prandaj ai shkoi në një restorant lokal për të sjellë ushqim në familje.

Bagby i tha gjithashtu nënës së saj, Sgt. Tracy Seigel, për situatën. Dhe së bashku, me Lt Scott Bagby dhe Lt. Janell Simpson në pension, ata mblodhën paratë e tyre dhe blene 10 qese me ushqime, të cilat përfshinin furnizime per tualetin, qumësht dhe bukë.

“Familja u tregua jashtëzakonisht mirënjohëse për kete gjest”, Departamenti i Policisë së Qarkut në Kamden shkroi në Facebook, duke nderuar Seigel dhe Hinton si oficerë të javës duke shkuar “mbi dhe përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar ata në nevojë. ”

Sipas Departamentit të Shërbimit të Kërkimeve Ekonomike të Departamentit të Bujqësisë, 12.3 për qind e familjeve amerikane, ose 15.6 milionë familje, kishin ushqime të pasigurta në vitin 2016. Ushqimi i pasigurt do të thotë që anëtarët e familjes kanë një kohë të vështirë për të ngrënë në një moment gjatë vitit, nuk kanë burime.
/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/