“Në shtator bie qeveria”. Meta bën deklaratën e fortë nga Elbasani: do të ketë pasoja të rënda për..

208
0

Pas ngjarjeve të ditëve të fundit që prodhuan katër viktima në vend, Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me strukturat e Elbasanit bëri bilancin e gjendjes së kriminalitetit në vend. Meta foli për shifra alarmante duke marrë si shembull pikërisht këtë qark ndërsa lidhjet e qeverisë me krimin i cilësoi si arsyen kryesore të kësaj gjendjeje.

“Elbasani është shndërruar në një qytet të demonstrimit të forcës dhe për këtë mban përgjegjësi kryeministri aktual”, tha Meta.

Përpos nivelit të lartë, sipas tij, të kriminalitetit Meta e renditi Elbasanin edhe mes qarqeve më të varfra në vend ku shkak për këtë situatë bëri mungesën e investimeve në bujqësi dhe nivelin e ulët arsimor. “Elbasani është qarku i dytë më i varfër pas Kukësit”, tha Meta.

Zgjidha sipas tij nuk vjen thjesht me ndryshimin e qeverisë, por duhet luftuar korrupsioni dhe ndryshuar sistemi. “Në shtator do bjerë qeveria”, tha Meta.

Në fund, kryetari i Partisë së Lirisë theksoi se ora e llogaridhënies po vjen dhe të gjithë ata që sillen si pushtues të ketë pasoja të rënda.