Përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve, polices së famshme i ndodh e papritura

154
0

Anisa Kostani, policja nga Elbasani e cila u bë e famshme për gjarprin që mbante si kafshë shtëpiake, ka fyer dje punonjësit e medias sepse, sipas saj, po nxijnë punën e policisë së këtij qyteti. Reagimi i Kostanit erdhi pas vrasjes së 33 vjeçarit Madrit Ulqinaku.

Pasqyrimi i ngjarjes nga media, ka irrituar policen e krimit ekonomik, e cila përmes një shënimi në rrjetin social Instagram i ka quajtur punonjësit e medias të degjeneruar, madje ka vazhduar më tej duke thënë se ata do të përfundojnë “nën rrotat e makinave”.

Diten e sotme efektivja Anisa Kostani eshte pezulluar nga detyra. 

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme për mediat, teksa pezullimi i efektives së Elbasanit ka ardhur me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. 

Kujtojmë se ditën e djeshme Kostani nëpërmjet një statusi në rrjetet e saj sociale ka bërë një status me gjuhë të ashpër për gazetarët, teksa ndër të tjera i ka kërcënuar dhe fyer ata.