Portali online pranë të djathtës gjermane, “Freie Welt” në një shkrim publikuar sot i jep vemendje situates politike ne krize qe eshte krijuar ne Shqiperi.
“Edi Rama është drejt fundit, njësoj si diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro”.
Në nisjes të shkrimit thuhet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe qeveria e tij socialiste janë nën presion të madh. Gjithnjë e më shumë demonstrues po tubohen në rrugët e kryeqytetit, Tiranë, dhe po bëjnë thirrje me zë të lartë për dorëheqjen e Ramës. Fundjavën e kaluar, edhe rezidenca u sulmua.
Në Amerikën e Jugut, vijon “Freie welt”, regjimi socialist i Nicolas Maduros është drejt fundit. Maduro po mbahet në pushtet vetëm me dhunë. Edhe në Evropë, një regjim socialist po shkon drejt fundit.
Në Shqipëri duket se janë orët e fundit në detyrë për kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin në rrugë në kryeqytetin e vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Një aleancë e gjerë e forcave opozitare nga të gjitha kampet politike është mobilizuar kundër Ramës. Fundjavën e kaluar, demonstruesit sulmuan edhe selinë e Ramës.
Vetëm duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe granata të përziera, forcat e sigurisë e morën sërish situatën nën kontroll.
Edhe në nivelin politik, opsionet e Ramës po mbarojnë. Shumë deputetë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti shqiptar. Kështu ka dalë jashtë funksionit edhe parlamenti.
Megjithatë ky hap kritikohet nga përfaqësuesit e BE, shkruan portali.
Shqipëria është një vend kandidat për pranimin në BE dhe negociatat duhet të fillojnë këtë vit, ndërsa nga ana e BE është bërë thirrje për dialog konstruktiv.
“Opozita në Shqipëri ka një tjetër pikëpamje: Rama duhet të japë dorëheqjen. Qeveria e tij është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar një qeveri ekspertësh duhet të formohet menjëherë, për ta stabilizuar vendin dhe për të organizuar zgjedhje të reja. Protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e Ramës” përfundon shkrimi në “Freie Welt”.
RRENA,RRENA TE SAJUME NGA S.Berisha,E L,Basha E INSKENUME NGA KRYEMASHTERUESI SALIANJI.Besoj se Rama ket rralle do I nisin per Rec kto tre monstra,qe kaq te keqija I bene Shqiperis.Gjunaf qe ky portal me kte emer te bukur asht kaq mashtrues
Pse perfaqesuesit dhe Diplömatet e huaj kan frike nga levizja e Oposites.
Degjenerimi i Komunitett Europian, kapur ne duart e Etablishmentit te Bankave dhe spekullanteve me ndimen e politikaneve dhe Parlamentareve te EU-se, eshte i interesuar per ndarien e vendeve Europiane ne Rrimare (vende te Botes se pare) dhe sekondare (vende te Botes se dyte apo te trete) dhe vendosjen e hegjemonise ne Evrope.
Me dominacen dhe arrogancen si vende Primare, nepermjet perfaqesuesve te tyre te Korruptuar percajne dhe destabilizojne vende e vogla, te dobta ose me probleme socialo apo politikofinanziare, krijohen terrene per ngritjen e sistemeve me qeveri vasale e korruptive, me shkateriimin e ekonomise arrihne neokolianizimi dhe vasalitetin e ketyre vendeve sekondare.
Ky Etablishment i thyer tashme nga Trump ne USA, shkakton dhimbie koke per Etablishmentin korruptiv Europian.
Sic dihet asgje e ngritur ne menyre artificiale nuk e ka jeten e gjate, dhe asnje Popull me gjith se mjeshterisht i genjyer dhe i mbajtur me shprese, nuk muned te vihet ne gjumin Letargjik,
Reagimet e popujve ne Evrope po tergojen simptomat e para te mashtimit nga „Engjejt e bardhe“ perfaqesuesit Nderkombetare, sote ne syte e popujve jane kthüer ne Djaje te zinje
Per rruajtjen e eksistenzes nga demaskimi i punes se tyre korruptive, perfaqesuesit Nderkombetar kane vetem dy rruge;
Rruga e pare; mbrojtja me menyra djallesore dhe oportuniste e maxhorances por duke u treguar te „kujdesshem“ me Opositen. Frika nga nje Domino efeket, do te detyroje Diplomatet dhe Perfaqesuesit nderkombetare te luftojen me te gjitha mjetet deri ne fund Opositen.
Rruga e dyte; ne qoftese Oposita qendron kembengulese ne parimet e veta dhe levizia popullore e mbeshtet, Nderkombetaret do braktisin me dhimbje Maxhorancen dhe mbeshtesin kerkesat pa kompromis te Oposites me pretekstin, se nuk e njihnin mire realitetin.
Braktisia e Magioranzes eshte nje rrezik shum i madh per Nderkombetaret. Kjo levisie e re e Oposites rresikon daljen ne shesh e se vertetave dhe makinacioneve KORRUPTIVE te Perfaqesuesve te Etablishmentit Europiano-Atllantik, ku demaskohen te paret Diplomatet dhe Perfaqesuesit nderkombetare.
Rrymat e reja Opositaret ne Komunitetit Europian, per Zgjedhiet e reja te KE-se, jan te interesuar me c’do mjet te rrezojne dhe demaskojne Etablishmentin korruptiv te sotshem, i cili i ka rrenjet ne te dyja palet ne Poziten dhe Opoziten e KE-se.
Prandaj zgjidhjia per lenien e Mandateve te Opozites eshte nje grusht ne Sy per Diplomatet. Frika e hapjes se Kutise te Pandores mund te zbuloje misionin Korruptiv dhe antipopullor te tyre ne Shqiperi dhe vende te tjera.
Rruga e nisur nga Oposita Shqiptare, e vetmuar dhe jo ne linjen e Diplomateve, eshrte e veshtire por me vendosmeri dhe qendrushmeri e rritshme.
Shpresojme se koha e Etablishmentit korruptiv ne Evrope po i vjen fundi, nje ere e re po fryn dhe shume koka Turku do rrokullisen.