Historia që preku të madh e të vogël! Djali takon nënën e tij biologjike, për herë të parë pas 41 vitesh

Emocione tepër të forta përjetuam në puntatën e tetë të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Esmeraldi, 41-vjeçari nga Divjaka i ishte drejtuar programit për të treguar historinë e jetës së tij dhe për të gjetur nënën biologjike.

Historia e Esmeraldit kishte nisur para 41-vitesh në qyetetin e Lezhës. Mamaja e tij kur kishte qenë e re ishte dashuruar me një djalë të një besimi tjetër fetar. Për këtë arsye ata nuk kishin mundur që të martoheshin por në jetë kishte ardhur, Esmeraldi. E detyruar nga rrethanat dhe nga mentaliteti i njerëzve, zonja Lula e kishte dërguar atë në jetimore.

Esmelardi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të kërkuar nënën e tij dhe t’u takuar me të pas 41 vitesh. Zonja Lula e kishte pranuar ftesën dhe kishte ardhur nga Selaniku për të parë se kush e kishte ftuar. Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, ajo rrëfeu se kishte qenë e detyruar që ta dërgonte Esmeraldin në jetimore pasi kishte qenë nën presion nga mentaliteti i asaj kohe dhe se nuk mund ta rriste dot e vetme.

Zonja Lula tregoi që ishte penduar shumë për veprimin që kishte bërë dhe se e kishte kërkuar atë disa herë. “Fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë, pasi është gjaku yt. Të kërkoj falje për çdo gjë, nuk do të të kisha lënë kurrë!”,- ishin fjalët e zonjës Lule teksa takonte për herë të parë djalin e saj.

- Advertisement -

Do ti marri shtëpinë, vajza rreh babain 88 vjeçar, nipin e filmon!

Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 iu drejtua emisionit “Stop”pasi avokatja Eda Merkuri, i mori 700 mijë lekë borxh,...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

“Edukatorja që ecën dy orë në këmbë”, 18 vite dedikim për fëmijët e Novoselës: Eci dhe çlodhem. Kur është kohë e keqe..

Ka njerëz që e matin distancën me kilometra, por Mesnete Seitaj e mat me përkushtim. Prej më shumë se 18 vitesh ajo ecën dy orë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.