Në prag të ndërrimit të viteve, Sandër Lleshaj jep mesazhin e fortë: Ndërkombëtarët…

532
0

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar disa orë pas arrestimit të porositësit të ekzekutimit të ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, Artan Çuku.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Lleshaj shprehet se ky arrestim është “një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush”.

Postimi i plotë:

Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush.

Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri.