Në janar vaksina e Covid do te blihet në farmaci, ja sa do kushtojë..

573
0

Teksa kanë mbetur akoma 5 muaj deri në fund të këtij viti të vështirë e të brishtë, i cili do të hyjë në histori si viti i pandemisë nga Covid, duke e detyruar planetin të bllokohet dhe izolohet, duket se viti 2021 do të fillojë me shenjën e shpresës dhe rilindjes.

Presidenti i Kompanisë Bioteknike Italiane ‘Irbm’, e cila në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit po zhvillojnë antidodin kundër koronavirusit, ka deklaruar se vaksina do të gjendet në farmaci në muajin janar dhe do të kushtojë 2-3 euro.

Numri një kompanisë tha se faza tre dhe e fundit e testimit të vaksinës do të përfundojë në fund të shtatorit. Me pak fjalë, dy muaj para mbylljes së vitit, për t’i dhënë dritën jeshile ciklit të prodhimit dhe, natyrisht, marketingut në shkallë të gjerë.

Piero Di Lorenzo u shpreh se ‘meqenëse jemi në prani të një pandemie të tmerrshme, agjencitë rregullatore do të shkurtojnë kohërat burokratike dhe do ta japin autorizimin për nisjen e prodhimit sa më shpejtë të jetë e mundur

Me pak fjalë, duke filluar nga muaji janar vaksina do të gjendet në farmaci…

Kreu i Irbm theksoi se “Brenda disa muajve, miliona doza do të jenë në dispozicion dhe në dymbëdhjetë muaj, falë prodhimit dhe kapacitetit kolosal të gjigantit prodhuese ‘AstraZeneca’, planeti mund të imunizohet me dy miliardë doza vaksine.

Di Lorenzo tha gjithashtu se ‘të parët që do të vaksinohen do të jenë kategoritë më të rrezikuara; personeli mjekësor-shëndetësor, policët, personeli i shkollave (i cili punon në kontakt me fëmijët), të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e mëparshme që, së bashku me një infeksion të mundshëm Sars-Covd-2 mund të rrezikojnë jetën.

“Nëse gjithçka shkon mirë dhe nuk ka surpriza, atëherë, në 180 ditë vaksina do të jetë e disponueshme në farmaci me një kosto shumë të ulët, 2-3 euro.

Kjo është arsyeja pse viti 2021 mund të na bëjë të “harrojmë” këqijat e 2020-ës. Planeti në 12 muaj do të jetë imun nga Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.