Në hapat e prindërve/ Djali i Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit mbush 23 vjec, kopje e të atit (Foto)

230
0

Djali i kantautorit Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçit mbushi 23 vjeç dhe e ëma, ia beri një urim publik në mesnatë. “Gëzuar ditëlindjen dielli im”, ka shkruar kengetarja.

Urimi i se motres, Era ishte gjithashtu mjaft i bukur. “Gëzuar ditëlindjen shpirti i motrës”, ka shkruar ajo krahas videos ku Drini i bie pianos.

Shumë më prezente dhe në rrjetet sociale, Era ka qenë e përfolur ne mediat rozë, Drinin e kemi parë më pak. Nëse Era ishte kopje e mami Mirës, Drini duket si një kombinimin i bukur i Shpëtimit dhe Mirës.

Ai ka ndjekur gjithashtu hapat e prindërve dhe i ka hyre muzikës prej rreth 2 vitesh, por ndryshe nga ata, ka zgjedhur rap-in. Mira Konçi dhe ish-bashkëshorti i saj njoftuan 5 vite më parë se po shpërnguleshin për te jetuar në Amerikë, por disa kohe me vonë erdhi lajmi i ndarjes së çiftit ikonë.