Ndryshon situata: Ukraina sulmon Rusinë, evakuohen fshatrat ruse

Ushtria ukrainase duket se ka nisur ta çojë luftën në territorin rus, një zhvillim i papritur ky për vendin që deri më tani, ka qenë në pozicion defensiv.

Autoritetet ruse u detyruan të vendosin dy fshatra në situatë emergjencë dhe të evakuojnë dhjetëra banorë lokalë për shkak të bombardimeve ukrainase në zonë, raportojnë mediat ruse.

RIA Novosti thotë se katër persona u plagosën nga një shpërthim pranë fshatit Zhuravlyovka, një sulm që sipas saj e kishte origjinën nga brenda Ukrainës e këtë e pohon dhe Interfax, sipas të cilit si Zhuravlyovka ashtu dhe fshati tjetër Niekhoteyevka u vunë në gjendje të jashtëzakonshme. Rreth 180 njerëz atje thuhet të jetë evakuar drejt qytetit të Belgorodit si rezultat i një shpërthimi në një depo municioni.

Fox News thotë se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur sulmin e raportuar, megjithëse raportet për një episod të tillë që në fakt përbëjnë një hap të madh prapa për Rusinë, e kishin origjinën nga vetë mediat shtetërore ruse.

Incidenti vjen në kohën kur ushtria e Moskës nisi të ridislokojë si dhe në sfondin e bisedimeve të paqes që po zhvillohen aktualisht në Turqi, me Rusinë që pretendon se po angazhohet për të lehtësuar sulmet dhe Ukrainën që insiston për një zgjidhje përfundimtare,  që do të përfshinte neutralitetin ushtarak në këmbim të anëtarësimit të plotë në Bashkimi Europian.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.