14.5 C
Tirana

Ndryshon plani: Afganët nuk do qëndojnë as në Tiranë e as në Durrës, ja në cilin qytet

Date:

Share:

Tirana, Durrësi dhe Berati janë tre destinacionet e para ku do akomodohen afganët që do të vijnë gjatë kësaj jave në Shqipëri.

Burime për Euronews Albania konfirmojnë se grupi i parë i afganëve që do të mbërrijnë në Shqipëri pritet të akomodohet në qytetin e Beratit. Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo i tha Euronews Albania se këto ditë po bëhen përgatitjet në hotelet e këtij qyteti për të garantuar kushte sa më komode për qytetarët afganë.

Kryeministri Rama konfirmoi se në Shqipëri do të vijnë rreth 1200 emigrantë politikë afganë. Por, autoritetet shqiptare ende nuk konfirmojnë një orar se kur do të ulet në Rinas avioni i parë me shtetasit afganë.

Pranë aeroportit janë ngritur disa çadra të ushtrisë, të cilat do të shpërbejnë për të bërë kontrollet e shtetasve afganë, kontrolle fizike dhe shëndetësore. Ditën e djeshme nga aeroporti i Kabulit kanë fluturuar 7 nga 10 avionët e planifikuar për shkak të situatës së tensionuar.

Ky aeroport është marrë nën kontroll nga amerikanët, ndërkohë që talebanët ndodhen jashtë rrethimit.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.