Skip to content

Ndryshon papitur çmimi i karburanteve, ja sa kushtojne nga sot

    Pas ndryshimit te cmimit diten e djeshme, Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi në orën 18:00.

    Nafta do të shitet me 229 lekë/litri, po aq sa edhe benzina. Ndërkohë, gazi do të shitet me 90 lekë/litri.

    Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.