Ndryshon moti, ja kur vijnë ditët me shi

2059
0

Temperaturat pritet të ulen në ditët në vijim.

Kjo javë që sapo është futur do të sjellë një ulje të temperaturave me 6 gradë Celsius.

Sipas “Meteoalb”, kjo ulje e temperaturave si pasojë e masave ajrore të Europës Veriore të cilat janë ulur drejt jugut dhe juglindjes së kontinentit.

Kështu temperaturat mesditës do të jenë mesatarisht 24-25°C në zonat malore. Ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare, temperaturat do të arrijnë maksimalisht deri në 30 gradë celsius. Gjithashtu do të ketë edhe reshje shiu, por jo në sasi të konsiderueshme.

Kjo javë që kaloi ka qenë me temperatura mjaft të larta duke kapur edhe vlerat 40 gradë celsius. Madje një ditë më parë u shënua një vi-ktimë si pasojë e motit të nxehtë. 77-vjeçari Ferit Keçi ndë-rroi jetë pas një “kardiomiopie së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.