Ndryshon ligji/ Zbulohet vendimi i fundit i Qeverisë: Kush merr rrogë 80 mijë lekë, duhet te…

4019
0

Te gjithe te punësuarit në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto ose 80 mije leke neto, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore e të Ardhurave pranë administratës tatimore.

Projektligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave dhe i hedhur së fundmi për konsultim, ka ulur pragun e detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit.

Ndërsa neni 67 i projektligjit, përcakton se: Një person  është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë: Më shumë se 1,200,000  lekë e të ardhurave bruto nga punësimi, ose më shumë se  50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim.  E thënë ndryshe nga kjo iniciativë preken ata individë që aktualisht marrin një pagë neto mbi 80 mijë lekë në muaj.

Këta individë nuk do të paguajnë tatim ekstra pas plotësimit të deklaratës pasi e paguajnë atë në mënyre progresive për çdo muaj. Por qëllimi i Ministrisë së Financave është zgjerimi i regjistrit të të ardhurave totale të individëve të punësuar në optikën e tyre, në mënyrë që ta kenë më të thjeshtë kontrollin e shpenzimeve uljen e evazionit.

Pavarësisht se ligji parashikohet të hyjë në fuqi në 1 Janar 2023, deklarate e të ardhurave personale, formati i së cilës do të ndryshojë, do të plotësohet për herë të parë pas përfundimit të vitit tatimor, në Prill të 2024-ës.