“Jeni një turp”, Kryeministri Rama ia thotë në sy gazetares në Bruksel: Do ndërtojmë Evropën në vendin tonë

3
0

Kryeministri Rama ka folur para Samitit të BE-së në Bruksel.

Teksa u ndal te çështja bullgare dhe e quajti një turp për Evropën, kryeministri tha se nuk shpreson që të zgjidhet asgjë.

I pyetur nga gazetarët bullgarë, Rama nuk ngurroi t’ia thoshte në sy se janë “një turp.”

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Evropë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Teksa u pyet nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria, viktimë, Rama tha: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.