Ndryshojnë çmimet e karburanteve, nafta “barazohet” me benzinën

63
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Në mbledhjen e fundit, Bordi ka vendosur që çmimi i naftës të ulet me 7 lekë/litri, duke shkuar nga 189 lekë për litër, në 182 lekë për litër.

“Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 15.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 775, -54 nga data 13.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 721, -69 nga data 13.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 108.28 (+1.03 nga data 13.03.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.”Bordi i Transparencës, datë 16 mars 2023

Sipas njoftimit, çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 16 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.