Ndryshimi i papritur i motit, rikthehen shirat, njoftimi i SHMU

1332
0

Pas diteve te ngrohta me diell, pritet që nesër të rikthehen reshjet e shiut thuajse në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo situatë do jetë e tillë më e theksuar në zonat veriore.

Në zonën e qendrës dhe atë të jugut do te kete mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku nuk përjashtohen edhe reshjet e shiut.

Në zonën e Veriut, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Po ashtu nuk përjashtohen shkarkesat elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe në mesditë përgjatë bregdetit sërish fiton shpejtësinë deri 12-15m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 23°C

zonat e ulëta 11°C deri në 26°C

zonat bregdetare 12°C deri në 25°C.