Ndryshimi i motit, ja cfarë parashikohet për ditët në vijim

Meteorologia Tanja Porja është shprehur se nga dita e sotme dhe për të paktën 2 ditët e ardhshme do të kemi përmirësim të kushteve të motit.

Komentet Porja tha se pjesa e parë e ditës së sotme do të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara.

Ajo shtoi se kthjellimet e vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën perëndimore të vendit, teksa shtoi se era do të fryjë e lehtë me drejtim perëndim dhe veri-perëndim.

“Presim sot përmirësimin e kushteve të motit. Por edhe pjesa e parë e ditës do të mbetet me reshje të pakta në zona të izoluara. Termometri ka shënuar një rënie mëngjesin e sotëm.

Mesdita nuk sjell ndryshim të temperaturave. Një maksimum prej 16 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare me drejtim perëndimor dhe veri-perëndimor.

Presim që pjesa e dytë e ditës së sotme dhe në vijim të përmirësohen kushtet e motit, përmirësim që vijon për të paktën edhe dy ditë. Sot kemi kthjellime e vranësira kalimtare, kryesisht në zonën perëndimore”, tha Porja, shkruan A2 CNN.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.