Ndryshimi i Motit, ja cfare parashikohet per diten e sotme 6 Nëntor 2022

254
0
Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë vendi tonë do të sjellin vranësira të shpeshta përgjatë gjithë 24-orëshit, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në lindje të Shqipërisë.

Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime herë pas here duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore reshjet parashikohet të jenë në sasira më të shumta.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /