Ra nga lartësia, ndërron jetë shqiptari ne Itali

193
0

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar, 42 vjeç, ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia. Mësohet se ai ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në San Giorgio Monferrato.

42-vjeçari shqiptar ishte murator dhe po punonte në tarracën e një ndërtese. Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash. Shqiptari ka përplasur keq kokën në tokë.

Plagët ishin të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të urgjencës, ai ka ndërruar jetë përpara se të shkonte në spital. 42-vjeçari la pas bashkëshorten dhe një vajzë 15-vjeçare.