Ndryshimi i fundit në qeveri/ Kush është mjekja që merr postin e rëndësishëm

1158
0

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka patur ndryshime në kabinetin qeveritar. Këshilli i Ministrave ka vendosur që të emërojë në postin e zv.Ministres së Shëndetësisë mjekne infeksioniste Entela Ramosaçaj.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama mbledhja e qeverisë është drejtuar nga zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.

Vendimi:


EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:


Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.