Ndryshimet te rendesishme në shkolla

2204
0

Viti i ri shkollor do të ketë ndryshime në arsimin e përgjithshëm.

Mësuesit e shkollave 9-vjeçare nuk do të plotësojnë më me detyrim një fletoreje vlerësimi të vazhdueshëm për nxënësit i cili ishte objekt monitorimi nga ministria e arsimit krahas regjistrit për hedhjen e notave. Si dhe në mes të vitit të ardhshëm mësimor, nga data 3-9 prill nxënësve do të zhvillojnë një javë më shumë pushime.

Erjeta Alhysa: Në fund të tremujorit të dytë do të kemi një javë pushim për të gjithë nxënësit e shkollës 9-vjeçare, kjo ka ardhur si rezultat jo vetëm për nxënësit pas një periudhe tre mujore të dytë  por edhe një lehtësim për mësuesit.

Ky ndryshim nuk prek gjimnazet, të cilët do të shkëputen nga mësimi vetëm përgjatë festave të fundvitit nga 26 dhjetori deri në 4 janar.

“Është menduar për arsimin 9-vjecar për shkak edhe të moshës. Pushim i cili do tju jap atyre energji të reja për tremujorin e fundit”.

Pavarësisht urdhrit të ri për pushimet në mes të procesit mësimor, programi vazhdon të jetë i njëjtë duke sjellë si rrjedhojë lehtësimin e punës së mësuesit.

“Viti shkollor do të fillojë në 12 shtator dhe do të përfundojë në 14 qershor të 2023. Pra java e pushimit nga 3-9 prill do të zëvendësohet me fillimin më herët të procesit mësimor dhe mbarimin më vonë”.