Ndryshim drastik i motit/ Shi dhe stuhi, ja cfare pritet ne vendin tone diten e neserme..

705
0

Për ditën e nesërme pritet një përkeqësim i kushteve atmosferime mbi vendin tonë ndikuar nga depërtimi i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë verilindore. Deri në orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare. Më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar duke filluar nga zona e veriut për tu shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të territorit. Hera-herës dhe në periudha afatshkrtra reshjet me intensitet deri të lart në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore dhe kryesisht orët e mbrëmjes era intensive dhe shpejtësi deri në 13-17m/s. Temperaturat parashikohen: në zona malore 12 deri 24°C në zona e ulëta 12 deri 29°C në zona bregdetare 14 deri 27°C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.