Ndryshimet në qeveri, ja ministrat që ikin dhe ministrat e rinj

509
0

Kryeminsitri Edi Rama ka propozuar ndryshimet në qeveri gjatë mbledhjes së Kongresit të PS.

Ai tha se në ditët e ardhshme do t’i çojë Presidentit të Republikës Bajram Begaj, emrat e ministrave që emerohen për t’i dekretuar.

Taulant Balla ikën si ministër i Brendshëm, për të marrë postin e ministrit të Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin, vend i lënë vakant pas largimit të Elisa Spiropalit, e cila do të zërë vendin e Lindita Nikollës si kryetare e Parlamentit.

Ndërkohë që në krye të ministrisë së Brendëshme do të emërohet Ervin Hoxha. Petrit Malaj do të emërohet ministër i Financave në vend Ervin Metes.

Ndërsa Pirro Vëngu do të emërohet ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit, i cili do të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS në vend të Bledi Cuçit.

Kurse Bledi Çuçi do të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Ministër Shteti për Marrdhëniet me Parlamentin Taulant Balla, Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha, Minsitër Financash Petrit Malaj, Ministër i Mbrojtjes Pirro Vëngu”, tha Rama.