Skip to content

Shqiptarët lëvizin pa viza në 99 shtete, ja vendi i fundit që hoqi vizat për Shqipërinë

    Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete. Vendi i fundit që është futur në këtë listë është Tajlanda. Lajmin e jep ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

    “Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shkroi ai.

    Hasani thotë se MEPJ do vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare.