Ndryshimet në ligj, këto janë kriteret e reja për marrjen e nënshtetësisë greke

582
0

Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi e kanë aplikuar për nënshtetësinë helene tashmë mund të informohen shumë lehtë mbi fazën e marrjes së pasaportës greke. Marrja e këtij informacioni mbi fazën e aplikimit të nënshtetësisë greke është vetëm një telefonatë larg. “Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe duan të pyesin se në ç’fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojnë direkt në drejtorinë e nënshtetësisë të Ministrisë së brendshme. Siç bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë, numri i telefonit ka nisur të funksionojë para disa ditësh”,- tregon Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit, njëkohësisht drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja”.Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme greke bëhet me dije se me krijimin e zyrës së shërbimit telefonik do të përmbushen nevojat e të interesuarve për komunikim dhe informim, lidhur me ecurinë e kërkesës së tyre për natyralizim.

“Kemi arritur që brenda një viti të sjellim lajme të mira edhe për emigrantët që aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. Të gjithë ata që kanë jetuar në shtetin helen ilegalisht për më shumë se 7 vjet dhe dëshirojnë të marrin leje qëndrimi procedura do të thjeshtëzohet. E para iu duhet të dorëzonin dokumente vërtetimi që këta emigrantë dëshmonin se kishin qëndruar në Greqi për më shumë se 7 vite, ku përfshiheshin edhe kontratat e qirasë apo të punës. Tashmë kjo kategori emigrantësh duhet të dorëzojë vetëm vërtetimin që prej 7 vitesh jetojnë në shtetin fqinj”,- tregon Malaj.

Procedura dhe kriteret

Si mund të merret nga të gjithë nënshtetësia Greke:
Nëse jeton 7 vjet ligjërisht në Greqi
Nëse jeton 3 vjet rresht në Greqi dhe ke ardhur nga një vend i Bashkimit Europian
Nëse je homogjen
Nëse je refugjat politik
Nëse ke buletin personi pa shtetësi
Nëse ke një fëmijë, i cili është shtetas grek

Kërkesat formale për marrjen e shtetësisë greke me natyralizim
Ju duhet të jeni në moshë madhore në kohën e deklarimit të natyralizimit.
Të mos jeni dënuar me burgim të parevokueshëm (përfundimtar), të paktën një vit në dekadën e fundit.
Të mos jetë në pritje një vendim deportimi (apelasi) kundër jush.
Të kemi titull qëndrimi të ligjshëm.

Të dhënat
Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, ku duhet të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, numrin e dosjes, emrin, mbiemrin, si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”.