Skip to content

Ndryshime brenda dites, ja cfare moti na pret javen ne vijim (Tabela per 5 dite)

    Përshëndetje nga SHMU!

    Java që pritet të nisë do të mbartë me vete ndryshime brenda ditës. Gati çdo ditë, moti nis i kthjellët me vranësira kalimtare. Me rritjen e temperaturave, krijohen kushtet për zhvillim të vranësirave si dhe reshjeve të shiut. Këto do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

    Bregdeti, do të jetë më i favorizuar për orë me diell e vranësira. Në zonat malore dhe veçanërisht në juglindje, lokalisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

    Era, do të fryjë juglindje-veriperëndim mesatare. Përkohësisht gjatë shtrëngatave e vrullshme. Valëzimi i forcës 2 dhe 3 ballë.

    Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.

    Ju urojmë të kaloni një javë të bukur!