Publikohet pamjet e parkut të madh që do ndërtohet në këtë qytet (Video)

170
0

Një park i madh me ambiente të ndryshme argëtimi do t’i shtohet qytetit të Durrësit.

I quajtur “Vala”, parku i ri i Durrësit do të ketë fushë tenisi, fushë volejbolli, minikalçeto, palestër të hapur dhe fushë basketbolli.

Kryeministri Edi Rama thotë se parku do të ndërtohet në lagjen 18 të qytetit bregdetar.

“Me “Valën” e re të Durrësit që do të ngrihet në lagjen 18 si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjese e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “DUA TË LUAJ”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook, teksa publikon edhe videon e projektit.