Ndryshim i papritur/ Vjen lajmi i mire per motin, ja si pritet te jete kjo jave (Tabela)

Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” e pranverës me plot ditë me diell por në fund të saj rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme dhe atë të Martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Po ashtu edhe dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen me mot kryesisht të kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave të cilat në relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte dhe mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet malore në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Era parashikohet të fryjë e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa ditën e Premte era fiton intensitet në një pjesë të madhe të vendit dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.