Dita e hënë pritet e kthjellët, por në mbrëmje dhe më pas të marta, rikthejnë reshjet në vend, dëborë në 800 metra lartësi nga niveli i detit.
Në mesjavë pritetl kryesisht mot i kthjellët, por sërish e premtja dhe pjesërisht fundjava pritet me reshje shiu e dëbore në zonat malore.
Temperaturat nuk pritet të ndryshojnë deri të mërkurën kur një valë e ftohtë e ajrit polar përfshin territorin shqiptar duke ulur termometrin gjatë natës dhe mëngjesit në -4 APO -5 °C; gjatë kësaj jave ditët më të ftohta do jenë nga e mërkura në të premte.
Fatmirësisht, i ftohti polar largohet shpejt nga Shqipëria duke i lënë vendin një periudhe 5-6 ditore me mot kryesisht të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë; periudhë e cila pritet rreth datave 14 – 18 dhjetor.