Me ardhjen e janarit, erdhen dhe temperaturat e ulëta në Shqipëri. Megjithatë dielli nuk ka munguar dhe ndoshta ai e bën situatën pak më të këndshme.
Dhe në ditët në vazhdim moti do të jetë i tillë, ngrohtësia e diellit nuk do të largohet por sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, temperaturat gjithashtu do të jenë më të larta.
“Mbi kontinentin evropian po vijojnë të ndikojnë vlerat e larta të presionit atmosferik dhe masat ajrore të qëndrueshme dhe të ftohta. Kjo situatë ka sjell si pasojë motin e kthjellët edhe mbi vendin tonë si në orët e para të mëngjesit dhe deri në fund të ditës.
Në zonat malore temperaturat do të jenë 5 gradë celsius ndërsa në zonat bregdetare në 15 grade celsius.
Mund të shijoni diellin dhe motin e mirë gjatë dimrit në zona si Durrësi dhe Saranda.