“Londër, ja ku erdhëm”, momenti kur emigrantët dalin nga kamioni (VIDEO)

1317
0

5 të rinj emigrantë janë filmuar duke dalë nga një kamion në Stonehouse Estate në Purfleet të Londrës.

Sipas “Daily Mail”, të rinjtë ndodheshin në pjesën e pasme të automjetit të rëndë dhe për një moment ata çajnë mbulesën dhe hidhen në rrugë për t’u arratisur.

Ky moment është parë edhe nga një burrë që ndodhej aty pranë, i cili ka treguar se në çastin që u hodhën, emigrantët bërtitën: “Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm”.

Sipas mediave të huaja, emigrantët u larguan nga vendi i ngjarjes pasi dolën nga kamioni para se të mbërrinte policia.