Ndryshim drastik i motit, sinoptikani jep lajmin e mire: Ne fundjave rikthehen shirat ndersa javen qe vjen..

1280
0

Sipas sioptikanit Hakil Osmani, ne zonat bregdetare gjate fundjaves priten vranesira kryesisht gjate mbremjes se dites se shtune dhe mengjesit te dites se diel ku do te kemi dhe prezence te reshjeve te shiut, por jo vetem zona bregdetare, por edhe zonat e uleta si dhe ato malore.

Per sa i perket temperaturave do te kemi nje ulje te temperaturave ne te gjithe vendin. Edhe ne zonat bregdetare do te kemi renie ku temperaturat do te shkojne rreth 30 grade celcius gjate fundjaves ndersa gjate mengjesit temperaturat minimale pritet te jene nga 15 deri ne 19 grade celcius.

Fillimi i javes ne vendin tone pritet nje permiresim i kushteve te motit me rikthimin e kthjellimeve dhe temperaturave te larta kryesisht ne mesjave.

Edhe ne Kosove dhe Maqedoninen e Veriut priten reshje shiu sidhe renie te temperaturave.