Ndryshim i papritur i motit, ja cfare na pret 5 ditet e ardhshme (Foto)

118
0

Sipas parashikimit te Sherbimi Meteorologjik Ushtarak, java pritet e ndryshueshme në aspektin meteorologjik. Dy ditët e para të saj do të jenë përgjithësisht me kthjellime e vranësira, të cilat hera herës do të shoqërohen me reshje shiu të dobta e lokalisht mesatare në veriperëndim.

Dëbora e dobët do të prekë majat e alpeve si dhe majat e maleve në verilindje.

Ditën e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin dhe në veriperëndim dhe bregdet në formën e shtrëngatave me rrufe. Më tej situata do të vijë drejt përmirësimit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare ditën e mërkurë duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Ju urojmë një javë të mbarë!