Berisha bashkepunim me Tom Doshin? PD ben deklaraten e forte: Në Shkodër po..

202
0

Nga Shkodra Sali Berisha hodhi akuza të tjera ndaj Lulzim Bashës teksa prezantoi Bardh Spahinë si kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet lokale.

Së fundmi Partia Demokratike ka reaguar pas takimit elektoral të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ai në Shkodër shfaqi aleancën e non gratave.

PD thekson se nuk u tha asnjë fjalë për Tom Doshin dhe u shpalos vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm.

Deklarata e PD:
Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot.

Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e rradhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën.
Demokratët nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptar e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.