“Ndodhin këto raste, nuk kemi çfarë të bëjmë tani” Pasi vrau nënën në Pejë, autori sulmoi me thikë edhe babanë dhe hallën e tij, ja deklarata shokuese..

169
0

Gjykata Themelore në Pejë pranoi sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj të pandehurit U.H, i dyshuar për vrasjen e nënës së tij.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte në lagjen Kapeshnicë të Pejës. Në lidhje me vrasjen, Klankosova.tv ka siguruar dosjen e gjykatës, ku ndër të tjera eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj, ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin për rastin e ndodhur.

Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodhur edhe më përpara dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tani”.

Më tej, në dosjen e gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari, pasi e ka vrarë nënën e tij, e ka sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij.

Gjykata e arsyeton masën e paraburgimit prej një muaji, duke shtuar faktin se i pandehuri posedon leje qëndrimi në Gjermani ku jeton e vepron, e për më tepër kishte prerë  biletën për tu kthyer më datë 19 prill 2023.