Ky është parashikimi i moti për ditën e sotme

83
0

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe prezencës së lartë të lagështirës në ajër për gjatë gjithë ditës së diel. Parashikohet që vranësirat të pësojnë herë pas here zhvillime duke gjeneruar reshje shiu, ku në zona të izoluara do të jenë edhe në formë rrebeshi. Pritet që reshje të jenë më të dukshme në zonat Veriore të Shqipërisë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë në sasira më të pakta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat hërë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në pjesën e parë të
ditës. Parashikohet që në vijim vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme do të jenë në zonat
Jugperëndimore.

Maqedonia e Veriut

Moti i paqëndrueshëm që ka mbërthyer të gjithë Rajonin e Ballkanit do të bëj që edhe Maqedonia të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta. Pritet që vranësirat herë as here
të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet e shiut më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore dhe gjatë orëve të pasdites dhe
mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa


Vendet Nordike do të vijojnë të jenë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe pjesa më e madhe e
Europës Jugore parashikohet të jenë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut.

Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Europa Perëndimore do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Po ashtu Britania e Madhe dhe Europa
Lindore do të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.