Ndodh për herë të parë në vendin tonë. Ministrja Kushi jep lajmin e fundit për studentët: Do kenë të drejtë të marrin…

148
0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se po përgatisin draftin që studentët të kenë të drejtë të marrin kredi, gjë e cila ndodh për herë të parë në vendin tonë.

Kushi e tha këtë nga foltorja e Kuvendit në përgjigje të deputetes së Partisë së Lirisë Erisa Xhixho e cila tha se studentët janë lënë ‘jetimë’ nga ana e qeverisë.

“Ka mbështetje që është drejtpërdrejt  për studentët. Karta e studentit nuk është një mashtrim, përkundrazi është një mbështetje për ta. Së fundmi kemi nënshkruar dhe marrëveshje me bashkinë e Durrësit. Përsa i takon konvikteve, ka vendosur përgjysmimin e tarifave  për të gjithë studentët që akomodohen në konvikte. Po ashtu dhe transport falas. Kemi draftuar një vendim të Këshillit të ministrave për kredinë e studentëve. Për herë të parë studentët kanë të drejtë të marrin një kredi”- tha Kushi.

“Kërkesa e depozituar që nga tetori i vitti 2022 është neglizhuar duke shkelur rregulloren e Kuvendit. Në mënyrë që të largohet vëmendja nga ky shqetësim madhor që duhet të ksihte marrë përgjigje me kohë.

Por le të kthehemi të studentët që janë përjashtuar nga paketat e rezistencës të sjellë nga qeveria. Ato janë përjashtuar dhe nga pakoja e madhe. Studentët përballen me rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës. Një studenti i duhet 500 euro në muaj. Karta e studentit nuk arriti të behet kurrë realitet, por është thjesht një tallje .Studentët janë lënë jetim nga kjo qeveri e në mungesë të shpresës marrin gomonen. Kjo qeveri vazhdon të tallet me studentët duke zvarritur dhe pagesën e bursave”- nënvizoi Erisa Xhixho.