Tërmetet në juglindje te vendit, flasin sizmologët

55
0

Një tërmet me intensitet 5-6 ballë, u regjistrua në orët e para të ditës së sotme në fshatin Mollas, 9 km larg Ersekës.

Në të gdhirë të ditës së sotme, në 02. 45 minuta, Korça dhe Shqipëria juglindore u godit nga një tërmet moderat me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, të cilat janë tërmete karakteristike që bien në këtë zonë, sidomos këto vitet e fundit.

Ky tërmet është shoqëruar pastaj edhe nga një seri pasgoditjesh, mbi 70 të tilla, më e madhja me magnitudë 3.9 shkalla Rihter. Tërmeti nuk ka qenë I thellë, ishte tërmet I cekët, por kuptohet që sa më i cekët, aq më i madh është efekti në sipërfaqe.

Tërmete të tilla si ky I fundit janë tërmete që vetëm shkaktojnë lëkundje dhe ndonjë dëmtim në shtëpi të vjetra, por shkaktojnë edhe frikë ose panik, por janë tërmete pa asnjë efekt nga ana inxhinierike. Pas zonës Adriatiko-Jonike dhe zonës Vlorë-Lushnjë-Elbasan-Dibër, zona e Korçës është zona më aktive sizmike në vendin tonë.  

Dhe bën mirë që energjia e vendit tonë në këto pjesë aktive çlirohet nëpërmjet këtyre tërmeteve të tilla moderatë, që të mos kemi tërmete të mëdha.”- tha Rrapo Ormëni, sizmolog

Vend për panik nuk ka, pasi ky ka qenë një tërmet tipik me goditjen kryesore dhe pasgoditjet e vogla, që po vijnë duke u shuar, ndaj s’ka vend për asnjë lloj frike.