Ndodh mrekullia në maternitetin e Tiranës

2518
0

Shumë persona mund ta cilësojnë si natë paharrueshme atë që kanë kaluar. Kush ka qenë vetëm, me fëmijë të vegjël apo me persona të moshuar në banesë, pa diskutim që nuk ka bërë aspak një gjumë të qetë, për shkak të fr.ikës nga lëkundjet.

Mirëpo, në këtë natë kanë ndodhur edhe gjëra shumë të bukura, e këtë ka mundur ta dëshmojë mjekja Anika Dokle.

Kështu, siç shkruan mjekja në një postim të publikuar në Facebook, vetëm gjatë natës që lamë pas kanë ardhur në jetë 15 bebusha.

Ajo tregon:

Punë dhe mision.
Pritëm 15 bebusha si drita e yllit gjatë një dite ku përmasa njerëzore u ngrit në një nivel tjetër.

I gjithë personeli mjekësor dhe infermieristik në këmbë në mbrojte të jetës, pa lëvizur asnjë minutë nga gratë, nënat dhe bebet.
Krenari dhe mirënjohje!