Botërori i Peshëngritjes, Daniel Godelli e Erkand Qerimaj, shumë larg parshikimeve

526
0

Pas marrjes së medaljes së bronxtë të Briken Çaljes në Botërorin e Peshëngritjes një ditë më parë, të gjithë ishin përqendruar në garën e peshës 81 kg, ku do të konkurronin Erkand Qerimaj e Daniel Godelli.

Por jo çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve. Ndërsa në stërvitje, gjatë grumbullimit, rezultatet e tyre kanë qenë tepër premtuese, në konkurrimin në botëror ka ndodhur e kundërta. Të dy peshëngritësit kanë garuar në baterinë B të peshës 81 kg. Erkand Qerimaj është renditur në vendin e 15-të me 332 kg në dygarësh. Peshëngritësi shkodran, në shkëputje ka rritur të realizojë me sukses 151 kg në provën e dytë dhe me këtë rezultat është renditur në vendin e 11-të, ndërsa në shtytje ka realizuar vetëm provën e parë me 181 kg që përkon me vendin e 15-të.

Më mirë ka qenë Daniel Godelli, i cili me 340 kg në dygarësh është renditur në vendin e 6-të. Në shkëputje, Godelli e ka nisur mjaft mirë garën, teksa e ngre me sukses shtangën me 155 kg. Provon të realizojë në dy provat e tjera me 160 dhe 163 kg por nuk i del. E me vetëm 155 kg ai është i 6-ti. Edhe në shtytje po e njëjta gjë. Realizon me sukses provën e parë me 185 kg, dhe dështon në të dytën me 190 kg, Vendi I 12-të për të në këtë disiplinë.

Përfundimisht, dy peshëngritësit tanë, Qerimaj e Godelli në baterinë B, në konkurrimin në peshën 81 kg u renditën përkatësisht në vendin e 15-të dhe të 6-të.