Ndodh e papritura në Kursin e Këmbimit

Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien ditë pas dite këtë javë, duke vendosur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 99.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Prej datës 12 gusht euro ra për herë të parë poshtë kufirit të 100 lekëve, ndërsa një tendencë e ngadaltë rënëse ka vijuar edhe në ditët në vijim. Tregu priste një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë për ta kthyer euron sipër kufirit të 100 lekëve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ndërkohë, leku po vazhdon të forcohet edhe në kursin e këmbimit me monedhat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye këtë të martë me 89.93 lekë, duke prekur nivelin më të ulët që prej fundit të vitit 2008.

Në ulje është edhe paundi britanik i cili këmbehet me 116.96 lekë. Efekte pozitive nga forcimi i lekut në përgjithësi ka patur qeveria shqiptare, sepse kursi i këmbimit ka qenë faktori me ndikimin kryesor në uljen e borxhit publik në vitet e fundit. Por, forcimi i lekut ka goditur eksportet shqiptare. Për 7-mujorin, eksportet e mallrave shënuan rënie me 14.5%.

Një lek gjithnjë e më i fortë, po godet edhe sektorin e shërbimeve, duke filluar nga turizmi. Gjithashtu, forcimi i lekut po ndikon negativisht edhe familjet përfituese të remitancave, duke ulur të ardhurat e tyre të disponueshme në lekë.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.