Skip to content

Çfarë po ndodh? Pamje të pazakonta nga Greqia. Dhjetëra tonelata peshq të ngordhur.. (Video)

    Pamje apokaliptike ato të regjistruara nga një dron mbi përroin e Xirias në Volos të Greqisë, i cili është mbushur me peshq të ngordhur, në pikën ku ishte vendosur rrjeta për të mbrojtur zonën e banuar.

    Pamjet me dron tregojnë se peshqit e ngordhur arrijnë një gjatësi prej rreth 500 metrash dhe rrjeta mezi po i mban prapa.

    Në vendngjarje ka makineri që i ngarkojnë peshqit në kamionë të mëdhenj, për t’i transportuar në vendin e grumbullimit, në portin e Volosit.

    Megjithatë, sa herë që ‘presat’ heqin një sasi peshku nga përroi, uji zbulohet se është lyer i kuq nga gjaku i tyre.

    Sipas dëshmitarëve okularë nga kjo pikë, disa kamionë janë mbushur me peshq të ngordhur.