Skip to content

Ndeshja Itali-Shqipëri/ Mediat italiane: “Pushtim kuqezi” në Dortmund

    Tifozë të shumtë kuqezi kanë shkuar në Dortmund për ndeshjen e sotme mes Italisë dhe Shqipërisë për Kampionatin Europian, rreth 50 mijë të tillë.

    Media italiane “Ansa” ka bërë një artikull për numrin e madh të tifozëve shqiptarë që kanë shkuar në Gjermani për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare, e sidomos në ndeshjen me Italinë.

    Pushtim kuqezi në Dortmund”, shkruan Ansa, duke ju referuar numrit të madh të tifozëve.

    “Tifozët shqiptarë, të zhurmshëm dhe energjik, po mbushin rrugët e qytetit gjerman që të çojnë drejt stadiumit. Përveç tifozëve, të shumta janë dhe makinat në qendër të Dortmundin duke u rënë borive, me muzikë të lartë dhe flamuj të Shqipërisë”, vijon Ansa.

    Ndërkohë, numri i tifozëve italianë do të jetë shumë më i vogël krahasuar me tifozët shqiptarë.

    Sfida Itali-Shqipëri luhet sonte në orën 21:00 dhe do të keni mundësi ta ndiqni në ekranin e Tv Klan.