Ndërtesa të rrënuara totalisht, dalin pamjet me dron nga dëmet e tërmetit të fortë në Turqi (Video)

741
0

Pamje të forta janë publikuar nga Elazigu në Turqi, qyteti me dëmet më të mëdha nga tërmeti i mbrëmjes së të premtes, me magnitudë 6.8 i shkallës rihter.

Pamje të kapura me dron tregojnë ndërtesa të rrënuara totalisht, ndërsa me qindra pjesëtarë të grupeve të kërkim-shpëtimit vijojnë punën me shpresën për të nxjerrë të gjallë personat e mbetur nën rrënoja.

Deri tani, të paktën sipas mediave turke, janë konfirmuar 22 persona kanë ndrruar jetë, ndërsa mbi një mijë të tjerë kanë mbetur të pl agosur.