Nderron jete nga koronavirusi shqiptari në Itali, pak ditë më parë humbi edhe prindërit, i afermi ben dedikimin prkes

606
0

Një i ri 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Leçe të Italisë pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar si pasojë e koronavirusit.

Ai është Ilir Moçka, për të cilin kanë shkruar edhe mediet italiane.

Prej vitesh ai drejtonte një biznes bashkë me familjarët e vet, por jeta iu ndërpre në mes.

Pak ditë më parë i ndieri humbi edhe prindërit, po ashtu të prekur me koronavirus.

“Sot djali i hallës sonë Ilia Moçka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirtin dhe sinqeritetin tonë. Ngushëllime të thella për gruan e tij dhe vëllezërit e tij”, shkruan një i afërm i 43-vjeçarit në profilin e tij.