1.5 C
Tirana

Ndërron jetë në mënyrë të papritur futbollisti i njohur shqiptar

Date:

Share:

Ndërron jetë në mënyrë të papritur ish-legjenda e portës së Dinamos, Ilir Luarasi. Luarasi mbrojti për 11 vjet portën e Dinamos, deri në vitin 1987 dhe mbahet mend për karizmën dhe klasin e tij.

Ish-portieri dinamovit është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Francë. Prej vitesh ai jetonte në vendin transalpin.

Luarasi që në muajin mars mbushi 64 vjeç, pati një karrierë të shkëlqyer me skuadrën e Dinamos, klub ku edhe u formua.

Në vitin 1976 Ilir Luarasi u afrua në ekipin e parë të Dinamos, përkrah legjendave Çoçoli, Sejdfini, Zëre, Përnaska, Ballgjini, Targaj, Marko, Demollari, etj, transmeton “Tch”.

Luarasi mbrojti për 11 vjet portën e Dinamos, deri në vitin 1987 dhe mbahet mend për karizmën dhe klasin e tij. Luarasi është përfshirë edhe në ekipin kombëtar, ku ka luajtur 2 ndeshje, por për shkak problemeve politike të kohës, nuk mundi të jetë gjatë pjesë e kombëtares.

Në karrierën e tij Luarasi numëron shumë kupa dhe kampionate të fituar me Dinamon.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.