Ndërroi jetë para provimit, prindërit e studentit shqiptar rrëqethin me fjalët

502
0

Familjarët e studentit të Mjekësisë, i cili ka ndërruar jetë disa ditë më parë para provimit, kanë thënë se Leotrimi kishte probleme me shëndetin.

Vdekja e studentit të Mjekësisë pak para se të përfundonte provimin e fundit, i tronditi të gjithë.

Leutrim Gjini nuk arriti të vishte mantelin e bardhë për të ndihmuar njerëzit ashtu siç kishte ëndërruar.

Por, 23-vjecari la prapa shumë njerëz që e kujtojnë atë me fjalët më të mira.

Ka dy ditë që familja Gjini nga Topliçani i Suharekës ka hapur dyert, raporton T7. Djali i vetëm i familjes, ishte mburrja e tyre. Familjarë të studentit të ndjerë tregojnë se Leotrimi kishte edhe më parë probleme me shëndetin.

Ikja e Leutrimit ka prekur thellë të afërmit. Ngushëllim kanë vetëm faktin se ai atë ditë mori ndihmë e parë nga profesionistë.

Leutrim Gjini humbi jetën të martën pas një sulmi që pati pak minuta para se të hynte në provimin e fundit në Fakultetin e Mjekësisë.

Kohë më parë, ai kishte pasur probleme me zemër, mirëpo, pas një ndërhyrjeje, gjendja nuk i ishte keqësuar deri ditën që ndërroi jetë.

Gjatë ditës, Fakulteti ku ai vijoi studimet ka mbajtur një mbledhje në kujtim të studentit të ndjerë.